Kuriozitet

Prodhuesi i kanabisit blen qytezën në shkretëtirë

American Green Inc., njëri nga prodhuesit më të mëdhenj amerikan të kanabisit, ka blerë gjithë tokën e cila i takon qytezës Nipton në Kalifornia.

Pronarët e ri dëshirojnë të ndërtojnë një qytezë në rrugën e garave të dikurshme për ari, rreth 95 kilometra larg Las Vegasit, e cila do të shndërrohet në destinacion që do të jetë “i pavarur dhe i hapur për marihuanë”, transmeton KosovaPress.

Pronarja aktuale e tokës, Roxanne Lang tha se marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi, por ka konfirmuar se American Green është blerësi.

Kur burri i saj i ndjerë në vitin 1985 kishte blerë Nipton, ai ishte qytet i shkretë i shpirtrave, të cilin e shndërroi në destinacion ekscentrik për adhuruesit e shkretëtirës.

Në qytezë jetojnë rreth 20 banorë.