Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkrirja e akullnajave zbulon mbetjet e mumifikuara të një njeriu

Shkrirja e akullnajave që vjen si rezultat i ngrohjes globale sjell herë pas here gjetje interesante.

Kështu në një akullnajë (gleçer) të shkrirë në Mont Blanc, një aventurist francez Daniel Roche ka hasur në mbetjet e mumifikuara mortore të një njeriu. Mes tjerash ai ka gjetur një dorë dhe pjesë të kofshës të shndërruara në mumie, shkruan spiegelonline.de.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mendohet se këto mumie bëjnë pjesë në mesin e viktimave nga rrëzimi i dy aeroplanëve në këtë regjion. Njëri ka ndodhur në vitin 1950 dhe tjetri në vitin 1966. Bëhet fjalë për aeroplanët e Air India, transmeton albinfo.ch. Në aksidentin e parë kishin humbur jetën 48 veta e në të dytin 117.

Hulumtuesi amator Roche bën prej 15 vitesh kërkime të mbetjeve të viktimave në akullnaja. Ndërsa ngrohja e klimës bën që këto të gjenden gjithnjë më shpesh. Vetëm dy javë më parë, në një gleçer në Zvicër janë gjetur kufomat e një çifti zviceran, të mbytur para 75 vitesh.