Kuriozitet

Amerikanët në hall me një gomar, thërrasin policinë

Disa qytetarë u ankuan në Kaliforni të SHBA-së se një gomar po endet rrugëve dhe po i shqetëson, shkroi “Upi” të mërkurën.

Kalimtarët thanë se njoftuan policinë për t’u marrë me kafshën që nuk dihej nëse ishte në pronësi të dikujt.

Ekipet e policisë dhe të kafshëve dolën në rrugën “South Main Street” dhe hoqën gomarin, derisa më pas u bë e ditur se u dërgua te pronari. Autoritetet njoftuan se gomari ishte i pabindur dhe mezi e larguan nga rruga, për të mos i shqetësuar banorët.

“Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan dhe njoftuan autoritetet. Faleminderit pronarit që rriti një kafshë të tillë miqësore”, thuhet me shaka në njoftimin policor.