Kuriozitet

Aligatori masiv tmerroi turistët në Florida

Descriptive Text

Një aligator i tmerroi turistët në Florida të SHBA-së, pasi u pa në një plazh të qytetit, shkroi “Upi” të enjten.

Autoritetet amerikane u ftuan në vendin e ngjarjes për ta hequr nga aty. Ata panë një aligator shumë të madh që kishte “bllokuar” plazhin.

Qëndrimi i aligatorit në një plazh me ujë të kripur u konsiderua i çuditshëm, pasi një kafshë e tillë i preferon ujërat e ëmbla dhe lumenjtë e qetë.

“Aligatorët mund ta tolerojnë ujin e kripur vetëm për periudha të shkurtra. Ai u largua me sukses dhe u dërgua në një qendër kafshësh”, u tha nga ekipi i shpëtimit të kafshëve të egra.