Gjendet breshka 100 vjeçare e vjedhur javën e kaluar në New York

Gjendet breshka 100 vjeçare e vjedhur javën e kaluar në New York

27 korrik 2017 09:44

New York, 27 korrik – Është gjetur breshka njëqind vjeçare, e cila ishte vjedhur nga azili për kafshë në New York.

Zyrtarët policorë njoftuan se breshkën Milenium e gjetën në Connecticut në bazë të një lajmërimi anonim. Ata theksuan se i është shitur njeriut, i cili pas blerjes e pa se bëhet fjalë për breshkën që po kërkohej.

Blerësi vendosi t’ua kthejë pronarëve. Nga ana tjetër, nëpunësit e azilit demantuan informacionet policore se bëhet fjalë për një breshkë 100 vjeçare. Në fakt, ata shtuan se breshka ka vetëm 17 vjet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme