Kuriozitet

Mbi 150 mijë domate bien nga një kamion në një autostradë në SHBA, aksidentohen 7 vetura

Në një autostradë të ngarkuar në shtetin amerikan të Kalifornisë, janë derdhur nga një kamion më shumë se 150,000 domate, duke shkaktuar tollovi në trafik.

Rruga e mbushur me domate shkaktoi përplasjen e shtatë veturave dhe mbylli pjesën më të madhe të autostradës ndërshtetërore 80, të hënën.

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe një i katërt është në spital me një këmbë të thyer, njoftoi Patrulla e Autostradave të Kalifornisë, raportoi BBC të martën.

Gjatë sezonit të domateve, shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për t’i transportuar në të gjithë shtetin.

Sipas raportimeve, përplasja fillestare bëri që kamioni me domate të devijoi në ndarjen qendrore të autostradës, duke derdhur domate të madhësisë së grushtit në një seksion prej 200 metrash të autostradës.

Kjo la në autostradë një det me salcë të kuqe, rreth "dy këmbë të thellë", tha oficeri i Patrullës së Autostradës, Jason Tyhurst.

Ekipet e pastrimit lejuan që rruga të rihapej disa orë më vonë.