Kuriozitet

Spec-turizmi i serbëve në Greqi

Descriptive Text

Ndonëse i njohur si vend për turizëm elitar, nga serbët Greqia po përdoret si spec-turizëm.

Turistët serbë po marrin speca me vete në Greqi gjatë pushimeve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në apartamente për të bërë ajvar.

Serbët po i shfrytëzojnë pushimet e tyre të verës për t’u përgatitur për dimër.

Siç shkruajnë mediat serbe, në këtë vend tashmë kanë nisur edhe shakatë për spec-turizmin.

“A keni dëgjuar për njerëz që sjellin speca për të bërë ajvar në Greqi duke përdorur rrymën e paguar në apartament? Nëse jo, kjo është një ide biznesi”, shkruhet në një postim.

Disa të tjerë kanë thënë se kjo praktikë është e kamotshme. Ata kanë kujtuar kohërat kur kanë blerë speca në Maqedoni e me gjyshet kanë shfrytëzuar pos plazhit edhe gatimin për dimër.

“Kam pasur një koleg, halla e të cilit kalonte gjysmën e pushimeve të dimrit në det”, ka thënë njëri komentues.

“Nuk është shaka për mua. Për shkak të këtyre njerëzve, më vjen turp të them se jam nga Serbia”, ka shkruar një grua.

Se ka serbë të shumtë që pushimet i përdorin për të kursyer energjinë, konfirmojnë komente të tjera që thonë se “njerëzit e mençur nuk i pastrojnë rrobat nga një muaj deri në pushime, për t’i larë e tharë atje”.