Kuriozitet

22 korriku ndër vite

22 korriku është dita e 203-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e shtunë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1209 - Masakra në Beziers: sulmi i parë i madh ushtarak i Kryqëzatës kundër Albigensian – ishte fushatë ushtarake e filluar nga Papa Innicent III për të zhdukur katharët në Languedoc në jug të Francës - rreth një milion njerëz vdiqën gjatë kryqëzatës që zgjati 20 vjet.

1456 - Luftrat Osmane në Evropë: Rrethimi i Beogradit - John Huniadi, regjent i Mbretërisë së Hungarisë, mposht Mehmetin II të Perandorisë Osmane.

1718 - U shfaq për herë të parë në Firence opera "Skënderbeu" e kompozitorit italian Antonio Vivaldi.

1796 - Themelohet qyteti Kleveland, Ohio, nga gjenerali Moses Cleveland. Në vitin 1820, vendbanimi kishte jo më shumë se 150 njerëz. Pas ekspeditës më 1796, Moses kurrë nuk u kthye në Ohajo ose në qytetin që mban emrin e tij.

2010 - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, meqë e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e tilla, ka thënë sot kryetari i gjykatës, Hisashi Owada.

2015- Baronesha Joyce Anelay, vizitoi Kosovën. Ajo u takuar edhe me ish-presidenten Atifete Jahjaga.

2017- Tomorrowland, me dy artistë me famë botërore, Sunnery James dhe Ryan Marciano, vijnë në Kosovë për muzikë elektronike.