Kuriozitet

Një shishe “Penfolds” shitet më shumë se 35 000… euro!

Sidnej, 21 korrik – Një shishe shumë e rrallë e verës australiane “Penfolds” u shit për 51 750 dollarë australian (35 158 euro), njoftoi një shtëpi ankandesh australiane, që mund të përbëjë një rekord.

Bëhet fjalë për një “Penfolds Grange 1951″, viti i parë i kësaj vere të kuqe të koleksionit me bazë kryesisht të rrushit ”syrah”, nga i cili kanë mbetur të paktën 20 shishe.

“Është shumë e rrallë të arrish këtë shumë, por kjo shishe bën pjesë në historinë e verës australiane”, deklaroi Nick Stamford, pronar i MW Wines, që organizon shitjen në Melburn.

“Ne mendojmë se është një prej verërave më të shtrenjta të shitura në Australi”, shtoi ai pa përmendur emrin e blerësit.

“Penfolds”, që prodhon verë që prej vitit 1844 është e njohur për kantinën e saj që ishte krijuar në vitin 1951 nga kultivuesi Max Schubert, i cili kishte studiuar më parë se si rritej rrushi ”bordeaux”.

Në vitin 1995 ajo u zgjodh vera e vitit nga revista “Wine Spectator” që për herë të parë nuk ia dha këtë titull një francezi apo kaliforniani.