Kuriozitet

Zbutja e pulës, historiku dhe ardhja e saj në Evropë

Para 10 mijë vjetëve, në Kinë, Indi e në Azinë Juglindore, nisi zbutja e pulave, e në Evropë, rreth 7 mijë vjet më parë. Ekspertët kanë zbuluar se me nisjen e kultivimit të orizit, nisi edhe zbutja apo mbajtja e pulave, ndonëse jo si në ditët e sotme.

Në një artikull të “Phys”, të publikuar të hënën, thuhet se pulat në fillim nuk përdoreshin për ushqim. Madje, nderoheshin në raport me njerëzit.

Gjithçka nisi në Azi. Pula, në fillim lloj i egër, u gjet nëpër xhunglat e Azisë Juglindore. Ato kishin një shkallë aq të vyer në shoqëri, saqë pas ngordhjes, nuk thereshin e as nuk hidheshin. Por varroseshin "me nderime" në afërsi të trupave njerëzore. Burrat shpesh varroseshin me gjela, e gratë me pula.

Ky lloj shpendi u transportua nga tregtarët e hershëm grekë, etruskë dhe fenikas nëpër tërë Mesdheun.

Gjatë Epokës së Hekurit, Evropa nuk i konsideronte pulat si ushqim.

Sipas studimit, Perandoria Romake ndihmoi në popullarizimin e pulave dhe të vezëve. Konsumimi i tyre nisi vonë, gjegjësisht në shekullin tetë në Britaninë e Madhe. Konsumohej kryesisht në vende urbane e në kazerma ushtarake.

Profesori Naomi Sykes nga Universiteti i Exeterit në Angli, tha se ngrënia e pulave sot, është aq e zakonshme “sa njerëzit mendojnë se gjithmonë ka qenë kështu”.

Ai pretendon, se në bazë të të gjeturave, pula u zbut relativisht vonë, e për të, kjo është shumë befasuese.

Në një hulumtim arkeologjik, vite më parë, u zbulua se origjina e pulës është shumë e lashtë. Nga ky shpend pati dhjetëra lloje, por që vetëm njëri (i njohur si Gallus gallus domesticus), u shndërrua në shpend shtëpiak.

Image