Kuriozitet

Aeroplani privat super luksoz 64 milionë euro Global 7000

Kompania që prodhon aeroplanë, Bombardier ka konfirmuar lansimin e ekzemplarëve të parë të gjeneratës së ardhshme të aeroplanit privat të quajtur Global 700, i cili është në përfundim të prodhimit në fabrikën e saj në Toronto, Kanada.

Nga kompania është treguar se tre aeroplanë privatë Global 7000 kanë kaluar testet me mbi 500 orë fluturim, raporton businessinsider.

Aeroplani privat Global 7000 do të kompletojë programin testues për certifikim deri në gjysmën e dytë të 2018-ës, ndërsa do të jetë njëri nga më të shtrenjtët, 64 milionë euro, e më të aftët që kompania Bombardier ka prodhuar ndonjëherë, transmeton koha.net.

{gallery}