Kuriozitet

Diamanti më i madh në botë shitet për 52 milionë euro

Diamanti, ari, dukati, shitje, CNN, hajgare, kuriozitet

Diamanti më i madh blu që ka dal në ankand, është shitur për mbi 52 milionë euro, raportoi CNN-i të mërkurën.

I emërtuar “The De Beers Cullinan Blue”, guri i çmuar 15.10 karatësh u shit në Hong Kong, tetë minuta pas një gare mes katër blerësve në ankand.

Diamanti i rrallë është gjetur në minierën Cullinan në Afrikën Jugore në vitin 2021 dhe është vlerësuar më së larti nga sa mund të vlerësohen diamantet me ngjyra.

Duke përshkruar diamantin si “jashtëzakonisht të rrallë”, shtëpia e ankandeve “Sotheby” tha se vetëm pesë gurë të çmuar mbi 10 karat janë shfaqur në ankande. Asnjëri s’ka qenë mbi 15 karat, gjë që e bën këtë gur tani një ngjarje historike në vetvete.

Me çmimin final, diamanti blu për pak sa nuk shënoi rekord për diamantin më shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand. Rekordin e mban guri 14.62 karatësh “Oppenheimer Blue”.

“Është vërtetë gur i rrallë dhe thjesht diamanti blu më i mrekullueshëm i madhësisë së tij që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Pati Wong, drejtor për Azinë i “Sotheby”.