Metrotë në Taiwan kthehen në fusha të ndryshme sportive

Metrotë në Taiwan kthehen në fusha të ndryshme sportive

16 korrik 2017 19:17

Në kryeqytetin e Taiwanit, Taipei, kanë filluar përgatitjet për ngjarjen ndërkombëtare të sporteve që organizohet për atletët e Universitetit të Sporteve.

E njohur si “Universiade”, është një kombinim i fjalëve “Universiteti” dhe “Olimpiada”, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, thuajse të gjitha metrotë e vendit, kanë filluar të kthejnë dyshemenë në fusha të ndryshme të sporteve.

Disa prej tyre duket që janë kthyer në pishinë, fushë futbolli, fushë basketbolli dhe të garave.

Projekti është menaxhuar nga një korporatë e njohur EasyCard.

“Universiade” është ngjarja e dytë më e madhe ndërkombëtare sportive në vend pas Olimpiadës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme