Kuriozitet

Amerikani fitoi dy herë në lotari brenda 24 orëve

Descriptive Text

Brenda 24 orëve, një burrë në Easton të SHBA-së, fitoi dy herë në lotari. Herën e parë, 79-vjeçari që nuk iu bë i ditur identiteti, i fitoi 400 dollarë, derisa disa orë më vonë, luajti përsëri dhe i fitoi 50 mijë dollarë, raportoi faqja Upi të enjten.

Ai i zgjodhi numrat 4, 2, 3, 5 dhe 7, derisa tha se po e ndjente se do të ishte triumfues ende pa dalë nga lokali.

Bashkëshortja e tij u befasua me fitoren, ndërsa deklaroi se derisa po e festonte çmimin e parë, mori lajmin për të dytin.

Me paratë, çifti do t’i paguajë faturat dhe një pjesë do t’ua ndajë fëmijëve.