Një prej ajsbergëve më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë është shkëputur nga Antarktida, duke krijuar një rrezik të ri për anijet që lundrojnë në kontinent.
Shkencëtarët e Universitetit te Swansea njoftojnë se ajsbergu një trilion tonësh, me një sipërfaqe prej 5800 km katrore ishte shkëputur nga akullnaja Larsen C në pjesën lindore të Antarktidës, mes 10 dhe 12 korrikut. Ajsbergu ka qenë shumë pranë shkëputjes prej disa muajsh, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgjatë dimrit në Antarktidë, shkencëtarët monitoruan progresin e krisjes së akullnajës përmes sateliteve të agjencisë hapësinore europiane. Ajsbergët e mëdhenj shkëputen në mënyrë natyrore nga Antarktida, çka nënkupton se shkencëtarët nuk e lidhin dukurinë me ndryshimet klimatike që kanë ardhur si pasojë e njerëzimit.
Gjithsesi akullnajat janë pjesë e gadishullit të Antarktidës, klima e së cilës është ngrohur me shpejtësi në dekadat e fundit.