Kuriozitet

Akuj dhe shalqi për të freskuar panda

Dy panda në një kopsht zoologjik në Korenë Jugore kanë marrë si dhuratë copa akujsh dhe fruta të ftohta për të përballuar temperaturat e larta me të cilat po përballet ky vend.

Ai Bao dhe Le Bao në këtë mënyrë janë freskuar. Ato janë sjellë në këtë park vitin e kaluar nga Kina pasi që dy vendet arritën marrëveshje në samitin e vitit 2014.

Që atëherë Kina i ka dërguar në Kore, arinjtë bardhë e zi si ambasadorë të vullnetit të mirë me atë që njihet si “ diplomacia me panda”.