Kuriozitet

Vietnami, vendi që po fundoset nga dita në ditë

Ngritja e nivelit të ujit do të mund ta fundoste deltën e Mekongut, në të cilën prodhohet më së shumti oriz vietnamez, e që një vend aziatik e çon në rrezik të madh. Në mes të tokës dhe oqeanit ka vetëm drunj, transmeton Koha.net.

Vietnami është në rrezik. Ngritja e nivelit të ujit përbën rrezik të madh për këtë vend. Brenda më pak se 100 vjetësh, delta jugore e lumit Mekong në Vietnam, zemra e prodhimit të orizit në këtë vend, do të mund të fundosej.

Ministria vietnameze për Bujqësi dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor parasheh se deri më 2100 oqeani do të mund të gëlltiste më shumë se një të tretën e rajonit, transmeton Koha.net.

Duket se Vietnami nuk ka shumë opsione për rrugëdalje, aq më parë kur parashikimet janë aq shqetësuese. Si një mundësi për vendin konsiderohet mbjellja e mpë shumë drunjve midis oqeanit e tokës.

Image

Mangrat konsiderohen superheronj klimaterikë në botën e drunjve: rriten nëpër moçale përgjatë bregut dhe kanë degë të holla dhe rrënjë të ndërthurura të zhytura në ujin e errët të njelmët. Ky lloj druri krijon mbrojtje natyrale nga stuhitë dhe mbi të gjitha janë thithës atmosferikë që marrin sasi të pakonsiderueshme të dyoksid karbonit nga ajri.