Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë provat më të hershme të jetës në Tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar, siç thonë ata, fosilet e organizmave më të hershëm në Tokë.

Ato përfaqësohen nga fije të vogla, pulla dhe tuba në shkëmbinjtë kanadez që datojnë prej 4.28 miliardë vjetësh, shkruan BBC.

Kjo është jo shumë kohë pas formimit të planetit dhe qindra milionë vjet para asaj që është pranuar si provë për jetën më të vjetër që është gjetur në Tokë, transmeton Koha.net. Ky raport është publikuar në revistën “Nature”.

Image

Megjithatë, ky studim për jetën e lashtë është i diskutueshëm. Por, ekipi beson se mund të përgjigjen në çdo dyshim.

Mikrobet e supozuara të shkencëtarëve nga Quebecu kanë gjerësi sa një e dhjeta e një fije floku të njeriut dhe përmbajnë sasi të konsiderueshme hepatiti – një formë e oksidit të hekurit ose “ndryshk”, transmeton Koha.net.

Matthew Dodd, që analizoi këto struktura në “University College” të Londrës, ka thënë se ky zbulim mund të sjellë dritë në origjinën e jetës.

“Ky zbulim jep përgjigje për pyetjet më të madhe që ka bërë njerëzimi, që janë: Nga kemi ardhur dhe pse jemi këtu? Është shumë modeste të kesh format më të vjetra të jetës të njohura, në duart tua dhe të jesh në gjendje t’i shikosh dhe analizosh ato”, ka thënë ai për BBC News.

Image

Strukturat fosile ishin të mbështjella në shtresa kuarci në të ashtuquajturën Nuvvuagittuq Supracrustal Belt (NSB).

NSB është një copë e lashtë e dyshemesë së oqeanit. Ai përmban disa nga shkëmbinjtë më të vjetër vullkanik dhe sendimentarë të njohur të shkencës.

Ekipi ka shikuar pjesët e shkëmbinjve që ka të ngjarë se janë përcaktuara në një sistem shpërthimit hidrotermal - çarjeve në shtratin e detit nga e cila janë nxehur.

Image

Sot, shpërthime të tilla dihet se janë habitate të rëndësishme për mikrobet. Dhe, Dr Dominic Papineau, nga i njëjti universitet i Londrës, që zbuloi fosilet në Quebec, mendon se ky lloj i përcaktimit mund të jetë edhe djepi i formave të jetës mes 3.77 dhe 4.28 miliardë vjetëve më parë.

“I thash vetes ‘i kemi, tani kemi fosilet më të vjetra në planet. Kjo ka të bëjë me origjinën tonë. Për jetën inteligjente që zhvillohet në një nivel të vetëdijes, në një pikë ku gjurmët të kthejnë prapa në histori për të kuptuar origjinën, dhe kjo është frymëzuese”, është shprehur ai.

Më poshtë mund të shikoni në skemë të historisë së jetës në Tokë.

Image