Kuriozitet

Zbulohet fosili i peshkaqenit i vjetër 400 milionë vjet

Lima, 8 korrik – Mbetjet fosile të peshkaqenit të vjetër 400 milionë vjeç janë zbuluar në brigjet e liqenit Titikaka, në juglindje të Perusë, njoftoi Ministria e Kulturës e këtij vendi, transmeton Koha.net raportimin e medieve botërore.

“Bëhet fjalë për kurrizorin më të vjetër të zbuluar deri më tash në Peru”, tha Leonardo Zevalos, paleontolog në këtë ministri.

Ai sqaroi se eshtrat e peshkaqenit i kanë gjetur studentët e Universitetit Puno në vendgjetjen Imarukos, në rrethin e Tarakos.

Ky lokalitet ndodhet në një lartësi mbidetare 3.800 metra, në bregun e liqenit që ndan Perunë e Bolivinë, raportojnë agjencitë, transmeton Koha.net.

Mbetjet e zbuluara që vijnë nga periudha gjeologjike Devon përbëhen nga dy eshtra nofullash dhe një e krahut notues, tha Zevalos.

Devon konsiderohet përudhë e peshqve, meqë në këtë kohë shfaqen kurrizorët e parë, peshqit, pastaj amfibiet, paraardhësit e sisorëve, rikujton njoftimi i Ministrisë së Kulturës të Perusë.