Kuriozitet

Çfarë tregon për gratë kur gishti tregues është më i shkurtër se ai i unazës

Descriptive Text

Gratë që e kanë gishtin tregues më të shkurtër se atë të unazës, mund të jenë më të fuqishme, ka gjetur një studim i ri.

Hulumtuesit kanë përcjellë disa raporte të dallimit në gjatësi mes dy gishtave dhe se si lidhet kjo me fuqinë muskulore.

Raporti që nxirrte gishtin tregues më të shkurtër se atë të unazës jepte tendencën e të pasurit më shumë testosterone në mitër.

Në eksperimente, gratë me gishtin tregues më të shkurtër se atë të unazës shfaqën më shumë fuqi se gratë që kanë gisht tregues më të gjatë se gishtin e unazës.

Hulumtimi u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Vjenës.

Një raport i tillë i gishtave në të kaluarën ishte i lidhur me fuqinë te burrat, por deri tash ka qenë e paqartë lidhja te gratë.

Ekspertët u morën me të dhënat e 125 grave në moshat mes 19 dhe 31-vjeçare.