Kuriozitet

Ç’hobi të përbashkët kanë njerëzit më të pasur në botë

Kur njerëzit e pasur kanë kohë të lirë, ata kanë hobi ekstravagant, pavarësisht a janë koleksionues të veturave klasike apo udhëtimet me aeroplanë privat.

Por hobi më i zakonshëm që ata kanë, nuk është shfaqja e pasurisë së tyre, por filantropia, transmeton koha.net.

Në një raport të ri të Wealth-X, e cila është një firmë hulumtuese që ka për fokus njerëzit më të pasur në botë, prej ku businessinsider ka zgjedhur pasionet, intereset dhe hobit e njerëzve me pasuri 30 milionë e më shumë.

Filantropia (promovimi i mirëqenies së të tjerëve, e shprehur sidomos nga dhurimi bujar i parave për shkaqe të mira), ka dalë të jetë hobi më i zakonshëm, me më shumë se një e treta e njerëzve më të pasur në botë bëjnë aktivitete bamirëse.

Gjërat e dyta të hobit më të zakonshëm për njerëzit e pasur janë orët e shtrenjta, lojërat, investimet në sport, përfshirë tenisin, golfin, skijimin, futbollin amerikan e mbi të gjitha futbollin, sipas Wealth-X.

Këta janë 20 hobit më të zakonshëm të njerëzve më të pasur në botë:

20: Skijimi – 7.2%

19: Orët – 7.7%

18: Peshkimi – 7.8%

17: Stolitë – 8.1%

16: Gjuetia – 8.8%

15: Të ngrënit – 10.9%

14: Golfi – 11%

13: Ngjarjet kulturore – 12.1%

12: Të Lexuarit – 12.3%

11: Futbolli Amerikan, Futbolli – 13.1%

10: Koleksionues – 14.1%

9: Automobilizmi – 14.5%

8: Shëndeti dhe stërvitja – 14.8%

7: Lundrimi – 14.9%

6: Verërat dhe pijet alkoolike – 15.9%

5: Politika – 22.2%

4: Moda dhe stili – 25.2%

3: Arti – 28.7%

2: Udhëtimet – 31%

1: Filantropia – 56.3%