Kuriozitet

Alarmi i shkencëtarëve: Kalifornia mund të fundoset

Zonat më të prekura nga tronditjet fizike në Kaliforni mund të fundosen me rreth 94 centimetra në një kohë të shkurtër, duke shkaktuar një ngjarje katastrofike, thotë një studim i ri.

Ajo gjithashtu tregon se një shkarje e nëndheshme mes San Diegos dhe Los Angeles e njohur si “Newport-Inglewood” është më aktive sesa mendohej më parë, shkruan “RT”, transmeton Syri.

“Kjo nuk është thjesht një fundosje graduale. Eshtë një ‘bum’ i madh....Është një fundosje shumë e shpejtë “, tha Robert Leeper, autori kryesor i një studimi të ri të publikuar “LA Times”.

Ekipi i Leeper mori 55 mostra bimësh në jug të Los Angeles, fillimisht duke kërkuar për prova mbi një cunam parahistorik.

Në vend të kësaj, ekipi nga gjeti një modele bimësh identike që papritmas dukej se ishin varrosur nën tokë, duke ngjallur frikën se e çara e nëndheshme mes San Diegos dhe Los Angeles mund të shkaktojë të njëjtën fundosje.

Image