Kuriozitet

I moshuari në Pogradec tenton vetëvrasje, qytetarët vënë baste 50 euro që nuk hidhet!

Një burrë ka kërcënuar mesditën e sotme se do të hidhej nga kati i 6- të i një pallati në Pogradec.

Menjëherë pas raportimit të rastit në fjalë aty mbërritën forcat e zjarrfikëseve dhe policia, të cilët bënë të mundur shpëtimin e burrit në fjalë dhe nxjerrjen e tij nga banesa. 68-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihen ende, është transportuar në spital për t’u pyetur mbi rrethanat dhe shkaqet që e çuan drejt tentativës së këtij akti ekstrem.

E gjithë skena është transmetuar live në facebook nga Televizioni Sot7 në Pogradec, dhe është shoqëruar me komente të shumta.

Ajo që ka rënë në sy ishin komentet skandaloze nga disa dhjetëra persona që talleshin live dhe hidhnin baste për hedhjen ose jo të personit në fjalë, madje i bënin atij thirrje të hidhej nga pallati.

Ndër të tjera shumë komentues përmendin kofecientë bastesh ndër të tjera, siç duket në fotografë e shkëputura më poshtë nga komentet dhe pamjet live.