Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

I riu nga New Yorku fiton jackpotin një milion dollarësh

Një njujorkez e ka pritur befasia e madhe kur derisa po priste të pomponte gomat, vendosi të kalojë kohën duke blerë një tiketë lotarie. Në kartelën për grithje fshihej vlera një milion dollarë.

Zyrtarët e lotarisë shtetërore njoftuan se ai është fitues i jackpotit. Tiketa është blerë në Bolston në Virginia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi fatlum, Anthony Iavarone, 19 vjeçar nga Clifton Park në qarkun Saratoga, tha se kishte vendosur ta blejë tiketën e lotarisë prej dhjetë dollarësh, pasi që atë zakonisht atij ia blinte tezja, transmeton KP.

Ai po ashtu tha se në fillim nuk besoi se kishte fituar jackpotin. Megjithatë, ai do të marrë vetëm 662 mijë dollarë, pasi pjesa tjetër shkon në kuadër të tatimit.