Kuriozitet

Operacion me rrezik: Veshkat më të rënda në botë i hiqen një njeriu

Një burrë që besohet se kishte veshkat më të rënda të regjistruara ndonjëherë ka folur për vendosmërinë e tij për tu rikthyer në jetë pas operacionit për t'i hequr ato.

Warren Higgs, 54 vjeç, nga Windsor në Berkshire vuan nga sëmundje të veshkave policistike.

Gjendja e trashëguar shkakton që cistat e mbushura me lëng të rriten në veshka dhe mund të çojnë në dështim të veshkave. Ajo prek rreth një në 1.000 njerëz dhe nuk ka shërim, shkruan BBC.

Tre muaj pas operacionit ai po bën gjithçka për të qenë i shëndetshëm. Ai tani dëshiron transplantim të veshkës sepse do që të bëjë çdo gjë që bën një njeri plotësisht i shëndetshëm.

Nga mjekët, veshkat e tij u vlerësuan si më të rëndat që mund të jenë hequr në botë.