Kuriozitet

3 korriku ndër vite

3 korriku është dita e 184-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1608 - Francezi Samuel de Champlain themelon qytetin Quebec, Nju Francë.

1928 – Londër, Angli, John Logie Baird demonstron në studion e tij transmetimin e parë televiziv me ngjyra në botë.

1954 – Thuajse 9 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Britania i jep fund racionimit të ushqimeve.

1979- Presidenti amerikan Jimmy Carter, nënshkruan direktivën e parë për ndihmë të fshehtë ndaj kundërshtarëve të regjimit pro-sovjetik në Kabul.

2005 - Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

2010 - Kongo: Mbi 270 viktima nga eksplodimi i cisternës.

2010 - Është formuar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

2013- Grusht shtet në Egjipt. Presidenti i Egjipitit Mohamed Morsi është rrëzuar nga ushtria, katër ditë pas protestave në gjithë vendin ku u bë thirrje për dorëheqjen e tij të cilës nuk iu përgjigj.