Kuriozitet

Gjendet përkrenarja e lashtë greke, daton nga shekulli i pestë para Krishtit

Një përkrenare e lashtë greke, e epokës korintike, u gjet në një varr të shekullit të pestë para Krishtit, në Gadishullin Taman të Rusisë jugperëndimore.

Të bëra nga bronzi, përkrenaret greke mbulonin kokën dhe qafën, me çarje për sytë dhe gojën, derisa mbronin pjesën e pasme të qafës.

Nga brenda, përkrenarja është e mbushur me pëlhurë ose lëkurë për të mbrojtur kafkën e luftëtarit. Këto përkrenare ishin thelbësore për hoplitët grekë, ushtarë të famshëm këmbësorë. Derisa përkrenarja e Korintit mban emrin e qytetit grek, ajo u përdor në Greqinë e lashtë, nga shekulli i gjashtë në të parin.

Përkrenarja e gjetur në Rusi është e gërryer dhe e fragmentuar, por zbulimi i saj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qëllime historike. Përkrenarja korintike është nga lloji i vetëm i gjetur në veri të Detit të Zi.

Në antikitet, kur një luftëtar vdiste, përkrenaret tij varroseshin pranë sij. Sipas Roman Mimohod, drejtor i ekspeditës së Institutit të Arkeologjisë të Akademisë Ruse, përkrenarja i takon një luftëtari që ka rënë në këtë zonë.