Kuriozitet

Mesazhi në shishe arrin në tokë pas 3,000 milje lundrimi

Një mesazh në shishe që lundroi 3,000 milje nga Kanada është gjetur nga një grua në Wales.

52-vjeçarja Amanda Tidmarsh po shëtiste dy qentë e saj përgjatë bregut të detit kur vërejti shishen. Ajo tha se ishte shumë e entuziazmuar që e gjeti, duke kujtuar me të qeshur si gjithmonë i ka thënë familjes së saj se ishte “gjithmonë në kërkim për thesar”.

Tash, ajo po prej që të marrë përgjigje nga peshkatari që e ka gjuajtur shishen. Mesazhi brenda ka të shënuar muajin nëntor 2020 prej kur u shkrua, shkruan BBC.

Shënimi brenda shishes duket të jetë i peshkatarit të quajtur John Graham, i cili ka shënuar edhe emailin e tij që ta kontaktojë kushdo që e gjen.

Tidmarsh po shpreson që të marrë përgjigje prej tij, pasi i ka shkruar pasi ka gjetur mesazhin.

Image