Korporata britanike e telekomunikacioneve British Telecom (BT) ka vendosur që t’i kthehet teknologjisë moderne.
Ajo ka nisur projektin për vendosjen e kioskave ose terminaleve Wi-Fi në rrugët e Londrës, më saktë përgjatë rrugës Camden High.
Këto kioska nën emrin InLinks përdoruesve do t’iu ofrojnë lidhje falas në pajisjet e tyre në Wi-Fi.
janë edhe informacione të tjera siç janë prognoza e motit, lajme nga bashkësia dhe informacione të lidhura me metronë londineze. Kioskat Wi-Fi në Londër në tërësi financohen përmes rrugës së përmbajtjeve të reklamave, të cilat pandërprerë shfaqen në ekranet e tyre, transmeton kp.
Në të ardhmen projekti pritet të zgjerohet në gjithë Londrën dhe qytetet tjera britanike deri në fund të këtij viti.

-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti
-
Rama: Autobusët e Trafikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi
-
Google po punon për të bashkëpunuar me aplikacionet për Android
-
Biçikleta e re elektrike “Lime Gen4” mbërrin në Londër