Kuriozitet

Pingpongisti turk me sindromën daun fitues i rreth njëqind medaljeve

Descriptive Text

Pingpongisti Erman Çetiner me sindromin daun në Kirklareli të Turqisë është i njohur edhe si "gjahtar i medaljeve" ku deri më tani ka fituar rreth njëqind të tilla, shkruan Anadolu Agency (AA).

Çetiner me rekomandimin e profesorit të shkollës, kurse tani trajneri i tij Soner Polat, ka filluar të merret me pingpong. Për një kohë shumë të shkurtër ka arritur sukses të madh, si dhe mbron titullin e kampionit në Turqi.

Me medalje u kthye nga kampionati në Afrikën e Jugut dhe Itali të mbajtur në vitin 2015 dhe 2016, kurse qëllimi i tij i ri është medalja e arit në Kampionatin Botëror që do të mbahet në tetor në Rusi.

Dashuria për pingpongun shihet qartë se ai edhe kur fle, pranë mban reketin dhe topin e pingpongut.

Pas punës në administratën shtetërore, Çetiner së bashku me nënën Gonul ecin deri te stadiumi Ataturk, dhe pastaj shkon në trajnim.

Çetiner për AA ka thënë se ai beson se me pingpongun kapërcen të gjitha pengesat. Ai shtoi se e do shumë pingpongun dhe se me të merret thashmë prej 12 vitesh, nga të cilat nëntë vite profesionale.

Ai është i lumtur që vendin e tij, si pjesë e përfaqësueses së pingpongut me sindromën daun e përfaqëson dhe jashtë vendit. Qëllimi i tij është, siç thotë, që të jetë numër një në botë në pingpong.

Nëna Gonul tha se djali i saj ka kapërcyer pengesa të shumta dhe se pingpongu e bënë të lumtur.

Trajneri Polat konsideron se Çetiner është sportist shumë i suksesshëm dhe tha se korrur suksese në kampionatet në të cilat merr pjesë, dhe se është i bindur se nga Kampionati Botëror në Rusi do të kthehet me medalje.