Kuriozitet

Nuk i hapet parashuta, bie në tokë në rënie të lirë

Një moment tmerri për një parashutist i cili bëri një rënie të rrezikshme në tokë, pasi parashuta nuk iu hap që në ajër.

Videoja është bërë në Kossen, Austri më 14 qershor, e cila shfaq parashutistin në rënie të lirë në formë spirale.

Në pamje duket që ai po ulëret, teksa bie me shpejtësi në tokë duke u përpjekur të çlirojë veten.

Fatmirësisht një pemë e zbuti rrëzimin e tij, teksa u përplas në tokë por pa dëme serioze. Sipas personit që ka filmuar videon, ai qëndroi 6 ditët e ardhshme në spital, por pa qenë nevoja për operacion.