Kuriozitet

Trump dhe 8-vjeçarja siriane personat më me influencë në internet

Presidenti amerikan Donald Trump dhe tetëvjeçarja nga Siria, Bana Alabed, janë emëruar nga revista prestigjioze “Time” si dy njerëzit më me influencë në internet, transmeton Syri.

Me postimet e tij legjendare, të fshehta dhe sensacionale, presidenti i 45-të amerikan u bë pjesë e listës së 24 personave me prani të fuqishme në mediat sociale dhe aftësinë për të pushtuar titujt e gazetave.

Trump ka përdorur shkëlqyeshëm Twitter-in për të nxitur politikat e tij dhe për të sulmuar armiqtë dhe kritikët e tij.

“Unë dua të bëhem një mësuese, por kjo luftë po më vret ëndrrat”, kështu shkruante Bana Alabed, 7-vjeçarja nga Alepo e cila në pamje të parë mund të duket si të gjithë fëmijët e tjerë, por që kur qyteti i saj u bë një zonë lufte, Bana ëndërronte vetëm të shpëtojë gjallë nga e gjithë kjo.

Me ndihmën e nënës së saj Fatemah, Bana ka krijuar një adresë tëitteri në të cilën ka pasqyruar ditë pas dite jetën e saj në qytetin sirian, para se të evakuohej, shkruan syri.net. Nënë e bijë filluan të postonin në twitter në datën 24 shtator, dhe për një kohë të shkurtër ato numërojnë rreth 60 000 ndjekës.

Postimi i parë i Banës filloi me frazën “Kam nevojë për paqe”, dhe që atëherë ajo dhe nëna e saj kanë shkruar çdo ditë për bombat që shpërthejnë pranë shtëpisë së tyre, duke iu lutur Assadit dhe Putinit që të zgjidhin konfliktin.

Ato kanë shpërndarë video ku Bana dhe vëllezërit e saj pikturojnë, kur luajnë ose kur luten.