Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sofër iftari një kilometër e gjatë

Rreth 7.500 qytetarë të Duma-s, afërsi të kryeqytetit të Sirisë, Damask dhe nën rrethimin e regjimit, janë mbledhur në një sofër iftari në ambient të hapur prej 1 kilometër të gjatë, raporton aa.

Përmes një deklarate për AA, kryetari i Parlamentit Rajonal të Duma-s, Mahmud Aybar, thotë se kanë ngritur një sofër 1 kilometër të gjatë për iftar në ambient të hapur. Ai vë në dukje se kjo është mundësuar në saje të bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sofra e iftarit e vendosur në rrugët e rrethuara me gërmadha, pranë xhamisë së madhe të Duma-s, ka pasur frekuentim të madh, thotë Aybar dhe më pas shton: "Kemi një synim kur vendosim sofrën e iftarit nën gërmadha. Ne duam që të takojmë të pasurin dhe të varfrin në të njëjtën sofër. Duam që të ulim të pasurin dhe të varfrin në të njëjtën sofër."

Qyteza e Duma-s e cila gjendet në jug të Damaskut, prej 4 vitesh ndodhet nën rrethimin e ushtrisë së Asadit dhe grupeve terroriste që ndihmojnë regjimin. Në këtë vend ku mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm, regjimi nuk lejon as dërgimin e ndihmave humanitare.