Kuriozitet

Vepra artistike kineze futet në historinë e veprave më të shtrenjta

Një vepër e rrallë arti e shekullit 18 është bërë më e shtrenjta ndër veprat kineze që është shitur në ankand.

Vepra artistike është 61 metra e gjatë dhe arriti në gati 65 milionë dollarë në ankand.

Ajo është punuar nga Xu Yand i cili ishte rekrutuar si piktor në pallatin mbretëror nga Mbreti Qianlong në vitin 1750. Tregon skena nga Pekini gjatë efekteve që lanë fushatat ushtarake për të konsoliduar fuqinë e perandorit në perëndimin e Kinës – konflikte që më vonë do të ishin pjesë e të ashtuquajturave “Dhjetë Fushatat e Mëdha”.

Vepra në gjuhën angleze u quajt thjesht “Figura”, shkruan CNN.

Veprat e artit u porositën nga Perandori Qianlong për të shënuar suksesin e tij në shtypjen e kryengritjeve të ndryshme.