Kuriozitet

“Imagine” e Lennon ngjall diskutim të ashpër në Këshillin e Evropës

Anëtari i ndjerë i grupit Beatles, John Lennon papritmas është bërë pjesë e polemikës në samitin dyditor të BE-së që sot ka nisur në Bruksel, pasi që vargjet e këngës së tij të njohur “Imagine” ishin objekt i “luftës me fjalë” ndërmjet liderëve evropianë rreth bisedimeve për Brexit.

AP shkruan se fillimisht presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka cituar vargjet e Lennon “You may say I am a dreamer but I'm not the only one”, (Ju mund të thoni se unë jam ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi), kur janë në pyetje shpresat në pikëpamjen e qëndrimit eventual të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian./kp