Kompania Opel ka bërë të ditur se në ofertë do të jenë motorët e Grandland X me 1.2 litra benzinë dhe 1.6 dizel, ndërsa modeli më i lirë në Gjermani i këtij brendi do të kushtojë 23.700 euro.
Modeli benzinë 1.2 litra ka 130 kuajfuqi dhe sipas të dhënave të fabrikës shpenzon 5.5-5.4-litra në 100 kilometra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Versioni bazë në tregun gjerman kushton 23.700 euro. Automobili është i pajisur me kondicioner me filtër, i cili parandalon hyrjen e grimcave të pluhurit, por edhe aromës nga rrethina, sistem audio Radio R 4.0 me funksion Bluetooth, sistemin për njohjen e shenjave të trafikut, asistencën me rastin e kalimeve në lartësi dhe sistemin e paralajmërimit në lëshim, transmeton kp.
Opsioni i vetëm dizel është 1.6-litër me 120 kuajfuqi, i cili shpenzon 4.6-4.3-litër në 100 km, ndërsa çmimi fillestar është 25.500 euro.
