Kuriozitet

Pasagjerja goditet në kokë nga breshka “fluturuese”

Descriptive Text

Është e zakonshme për gurët apo copëza nga toka të përplasen përmes një xhami të përparmë dhe të dëmtojnë një shofer apo pasagjerët – por sa është e mundur që këtë ta bëjë një breshkë?

Një grua 71-vjeçare e cila po udhëtonte me vajzën e saj në Florida, u lëndua në ballë kur një breshkë u përplas në xhamin e makinës së tyre, duke e goditur atë.

Vajza e ndali veturën dhe u ndihmua nga një tjetër automjet. Sipas regjistrimeve të ndihmës së shpejtë, të dy ishin të befasuar nga ajo që gjetën.

“Është një breshkë aty”, dëgjohet të thotë burri që ishte aty, shkruan AP.

“Një breshkë! Breshkë e vërtetë?”, u përgjigj vajza.

Nga plaga rridhte shumë gjak, por gruaja nuk kishte lëndime serioze. Breshka me shumë gjasë po ecte në rrugë dhe është goditur nga një veturë tjetër që më pas ka shkaktuar që ta fluturonte në ajër e të binte në xhamin e veturës tjetër.

Breshka nuk kishte pësuar lëndime, vetëm disa gërvishtje dhe më pas u lëshua në pyllin më të afërt.