Kuriozitet

Në Indi zbulohen llojet e reja të bretkosave

Descriptive Text

Në malet e Ghatit Perëndimor në Indi janë zbuluar llojet e reja të bretkosave.

Sipas lajmit të mediave vendore thuhet se, Sonai Garg nga Universiteti Delhi, pas përpjekjeve 5 vjeçare ka gjetur 4 lloje të reja të bretkosave gërmuese në Malet e Ghatit Perëndimor, të cilët njihen për llojllojshmërinë e pasur biologjike.

Bretkosat e gjetura janë të llojit Fejervarya në Azi, por për nga dallimi këto kanë aftësi të gërmimit të gropave.

Garg bëri të ditur se për përkufizimet shkencore të bretkosave të Ghatit Perëndimore duhet të bëhen punimet e mëtejshme, por që këto bretkosa po ballafaqohen me rrezikun e zhdukjes.

Profesori SD Biju i cili po e mbikëqyr punimet tha se ka nevojë për hulumtime të mëtejshme lidhur me çështjen e mbrojtjes së bretkosave në fjalë.