Kuriozitet

19 qershori ndër vite

19 qershori është dita e 170-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1269 - Mbreti Luigj IX i Francës shpall se të gjithë hebrenjtë që kapen në publik pa një shenjë të verdhë identifikimi do të gjobiten 10 lira argjendi.

1862 - Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret e Shtetet e Bashkuara.

1875 – Fillon rebelimi i Herzegovinës kundër Perandorisë Osmane.

1886 - Me nismën e Shoqërisë së Stambollit u hap shkolla e parë shqipe në Kosovë.

2008 - Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryeministrit për herë të parë viziton Republikën e Shqipërisë. (Sot Hashim Thaçi është President i Kosovës).

2012- Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange, ka kërkuar azil në Ambasadën ekuadoriane në Londër nga frika e ekstradimit në SHBA pas publikimit të disa dokumenteve, duke përfshirë pamje të vrasjeve civile nga ana e ushtrisë amerikane.