Paguan rreth 600 mijë euro për një vend parkim në Hong Kong

Paguan rreth 600 mijë euro për një vend parkim në Hong Kong

17 qershor 2017 13:10

Një vend parkim në qytetin e Hong Kongut është shitur për 592 mijë euro në një lagje luksoze.

Në Upton të Hong Kongut një vend parking afër një ndërtese super luksoze, së fundi është shitur për këtë çmim, e që me gjitha ato para në shumë vende të botës mund të blihen disa apartamente.

“Ky realisht është sa çmimi i një banese ne Hong Kong”, ka thënë Lennon Chroy, nga universiteti i Hong Kongut për The New York Times, transmeton koha.net.

“Kjo është çmenduri” ka shtuar ai.

Vend parkingu që ka thyer rekordin për çmimin e shitjes në Hong Kong ishte shitur për 345 mijë euro në vitin 2012, ndërsa rekordmbajtësi ishte shitur për 549 mijë euro në 2016.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme