Kuriozitet

Aeroplani 83 milionë dollarësh, për të magjepsur Hollywood-in me cilësi e luks

Kompania braziliane Embraer, që prodhon aeroplanë privatë gjithnjë ka parapëlqyer dizajnet e interierit.

Gjatë verës së kaluar, kjo kompani ka prezantuar disa aeroplanë privatë të dizajnuar nga ta e disa të tjerë me porosi nga miliarderët, raporton business insider, transmeton koha.net.

Embraer së fundi ka prezantuar një aeroplan privat të quajtur Hollywood Airship.

“Aeroplani Hollywood është i bërë në stilin MGM, i bërë për të kujtuar madhështinë e filmave bardh e zi”, thonë nga kjo kompani.

“Embraer ka shtyrë para projektimin e dizajnimin në avionët privatë me futjen e të bukurës dhe të pasurës të së kaluarës të përqafuar me teknologjinë e përparuar”, kanë shtuar nga kjo kompani.

Konsumatorët e Embraer, mund ta adoptojnë të gjithë dizajnin apo vetëm ndonjë gjë të thjeshtë të aeroplanit privat.

Embraer Lineage 1000E Hollywood Airship mund të akomodojë 13 deri 19 pasagjerë, ndërsa mund të përshkojë 8 mijë e 5 qind kilometra.

Nga brenda Hollywood Airship ka skulptura 3d nga lëkura, bare, divane për të pushuar, TV të mëdhenj, dhomë të veçantë VIP.

Një aeroplan privat Embraer Lineage 1000E mund të blihet për 53 milionë dollarë, por edhe me 30 milionë dollarë shtesë ai mund të “shkëlqejë më shumë se sa yjet e Holliwoodit”, sipas kësaj kompanie.

Ky është Embraer Lineage 1000E Hollywood Airship:

{gallery}