Në Gjirin e Meksikës thellë në det është një liqe, kush hyn aty s’del më

Në Gjirin e Meksikës thellë në det është një liqe, kush hyn aty s’del më

16 qershor 2017 16:47

Në Gjirin e Meksikës, thellë nën sipërfaqen e detit, fshihet një liqen i pazakonshëm.

Secili që tenton të hyjë aty do ta pësojë, thotë profesori Eric Cords nga Universiteti Temple, i cili është njëri nga shkencëtarët që kanë studiuar liqenin në fjalë.

“Ky liqen paraqet njërin nga gjërat më të pabesueshme të cilat duhet t’i gjejmë në detin e thellë. Nëse niseni drejt fundit të detit dhe shikoni në liqen ose lumin i cili rrjedh, e gjithë skena do të duket sikur të jetë nga një botë tjetër”, ka thënë ai.

Uji në këtë liqen të pazakonshëm është rreth pesë herë më i njelmët se sa uji që e rrethon. Përveç kësaj, përmban edhe sasi të madhe të metanit. Koncentrimi i elementeve toksike është vdekjeprurës për gjallesat dhe njerëzit që mund të afrohen aty. Në kushte të tilla mund të mbijetojnë vetëm format e baktereve, krimbat dhe karkalecat.

Për shkencëtarët ky liqen është si një lojë fëmijësh, në të cilën mund të zbulohet se si organizma të caktuar mund të mbijetojnë në kushte të tilla ekstreme.

comments powered by Disqus
Të ngjashme