Kuriozitet

Çifti feston 73 vjetorin e martesës duke u vaksinuar kundër COVID-19

Një çift në veri të Kentuckyt ka festuar përvjetorin e 73-të të martesës duke marrë vaksinën e parë anti-COVID, njofton agjencia AP.

Noel “Gene” Record 93-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Virginia Record 91-vjeçare, kanë qenë në mesin e pacientëve të parë që janë vaksinuar në Cincinnati të martën nën Fazën 1B të Ohios, raporton “ËLËT-TV”. Fillimisht janë vaksinuar punonjësisht shëndetësorë.

Çifti udhëtoi nga veriu i Kentuckut për në pikën në Universitetin e Cincinnatit, ku në një parking u vaksinuan me vaksina anti-COVID. Ata do të kthehen për ta marrë dozën e dytë pastri javëve.

“Ne duam t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur. Po shikojmë para që njerëzit të vaksinohen dhe t’i kthehemi normalitetit, e të kemi mundësi të vallëzojmë edhe njëherë e të argëtohemi”, ka deklaruar Gene Record.

{gallery}