Kuriozitet

Alpinistët nga Nepali shënojnë histori me pushtimin e majës K2 gjatë dimrit

Dhjetë alpinistë nga Nepali kanë vendosur rekord të ri, duke u bërë të parët që janë ngjitur në majën K2, majën e dytë më të lartë në botë, gjatë muajve të dimrit, shkruan BBC.

Alpinisti Nimsdai Purja, anëtar i këtij grupi, tha se kanë arritur majën rreth orës 17:00 me kohë lokale të shtunën.

Dhjetëra alpinistë kanë tentuar të ngjiten në majën 8611 metra këtë dimër. Por, një spanjoll vdiq pasi u rrëzua këtë fundjavë duke tentuar të zbresë.

K2 është rreth200 metra më i shkurtër se Everesti.

Një nga 14 malet e larta mbi 8000 metra, vlerësohet si më i vështiri për t’u pushtuar gjatë dimrit.

Alpinistët nepalezë fillimisht ishin ndarë në katër grupe garuese, me total 60 alpinistë. Por, më pas dhjetë alpinistë nepalezë formuan një grup dhe arritën këtë sukses historik.

“Jemi krenar që kemi marrë pjesë në këtë arritje historike, kemi treguar se bashkëpunimi, puna ekipore dhe qasja pozitive mentale mund të shtyjë barrierat”, thotë Purja.