Kuriozitet

Japonezët në ritualin e larjes në ujë të akullt luten për fundin e pandemisë

Descriptive Text

Tokio, 10 janar (Reuters) – Burra të veshur me rroba tradicionale dhe gratë të veshura me rroba të bardha duartrokitën dhe brohoritën para se të futeshin në një banjë me ujë të akullt gjatë një rituali në Shinto, në një faltore në Tokio sot për të pastruar shpirtin dhe për t’u lutur për fundin e pandemisë COVID-19.

Vetëm disa dhjetëra morën pjesë në ritualin vjetor në Teppou-zu Inari Shrine, ritual dukshëm më i zvogëluar për nga numri këtë vit për shkak të pandemisë. Krahasuar në fillim të vititit 2020 kishinm marrë pjesë me qindra. Spektatorët nuk u lejuan në këtë ngjarje.

Pasi bënë nxemje dhe brohoritën nën qiellin e hapur me temperaturat jashtë 5.1 gradë Celsius, nëntë burra dhe tri gra u futën në banjë të mbushur me ujë të ftohtë dhe me copa të mëdha akulli.

“Jam lumtur që koronavirusi të mbarojë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë 65-vjeçari, Shinji Ooi.

Japonia po ka telashe të kontrollojë valën e radhës të pandemisë. Vetëm sot në Tokio janë raportuar 1494 raste të reja me koronavirus. Qeveria e ka shpallur gjendje emergente në Tokio dhe në tri prefektura fqinje, duke mbuluar rreth 30 për qind të popullatës së vendit, në tentim për të frenuar përhapjen e virusit.

Më pak pjesëmarrës në ritualin Shinto kanë bërë që uji të jetë edhe më i ftohtë.

“Normalisht kur kemi më tepër pjesëmarrës temperatura në ujë është pak më e nxehtë. Por këtë vit, me vetëm 12 veta, ishte çmendurisht ftohtë”, ka thënë 47-vjeçari Naoaki Yamaguchi.