Kuriozitet

Tajvani gjobit kompaninë ajrore pasi një pilot fajësohet për përhapjen e COVID-it

Ministria e Transportit e Tajvanit të enjten ka gjobitur kompaninë ajrore EVA Ariways Corp me 35 mijë dollarë, pasi Qeveria ka fajësuar një nga pilotët për një rast të rrallë të përhapjes së COVID-19 në nivel të vendit, pasi kishte dështuar të ndiqte rregullat, shkruan agjencia Reuters.

Tajvani deri këtë javë nuk kishte raportuar për një rast të përhapjes në nivel vendi që nga 12 prilli, fal lëvizjeve të hershme dhe efikase për të ndaluar virusin, përfshirë mbajtjen e maskave dhe karantinë strikte të personave që vinin nga jashtë.

Por, Qeveria njoftoi të martën për një infeksion në nivel të vendit, një grua që ishte shoqe e një piloti nga Zelanda e Re, që u konfirmua se ishte infektuar më herët këtë javë, ndërsa kishte fluturuar nga SHBA-ja.

EVA Air ka shkarkuar pilotin, emri i të cilit nuk është treguar dhe po merr tretman në spital.

Rasti ka nxitur zemërim te publiku, pasi Qeveria kishte thënë se ai nuk ka raportuar gjithë kontaktetet e tij dhe vendet ku ka qenë, nuk kishte mbajtur maskë në aeroplan kur është dashur të mbante.

Ministria e Transportit e Tajvanit, ka thënë se kompania ajrore EVA Air nuk ka respektuar tërësisht masat. Për këtë arsye ka ndarë një gjobë, në shumë ekuivalente prej 35 mijë dollarëve amerikanë.


EVA Air ka kërkuar falje për incidentin më herët, ndërsa nuk ka komentuar për gjobën.