Kuriozitet

Tetë kontejnerë të përdorur shndërrohen në dhomë atraktive pritjeje

Descriptive Text

Tetë kontejnerë të përdorur janë shndërruar në një dhomë pritje, si pjesë shtesë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, projekt ky që është realizuar për mrekulli nga “Ferizi + Ferizi Architects”, të cilët kanë nxjerrë me mjeshtri një hapësirë prej 115 m2.

“Ndërtesa do të shërbejë si një ndërtesë shtesë për sektorin e vizave, e karakterizuar nga materialet moderne dhe me pamje kontemporane, dhe e ndërtuar si një ndërtesë me shpenzim të paktë të energjisë, duke ofruar një ambient të përshtatshëm me temperaturë konstante, me dritare dhe shpenzim të pak të energjisë me ndriçim të duhur, sistem të nxehjes dhe me klimë. Lindja dhe Perëndimi kanë më shumë pamje të strukturës me dru dhe më pak dritare gjersa pjesa e jugut ka një hapësirë të hapur dhe më shumë xhama”, përshkruhet ky projekt, shkruan KultPlus.

“Çka e bënë hapësirën shumë të ngrohtë dhe shoqërore, siguron transparencë dhe një mjedis të ngrohtë pune duke lejuar që brenda të hyjë edhe shumë dritë. Gjithë kjo duke mundësuar një pamje edhe të kopshtit, i cili përveç që ofron siguri dhe fleksibilitet pune ofron edhe një pamje të bukur. Grilat e gjatë dhe të bardhë që janë vendosur në kopsht jo vetëm që krijojnë hyrje por ofrojnë edhe një gërshetim të gjuhës arkitektonike. Gjersa shtohet edhe pjesa e metaltë dhe ajo e drurit të cilat së bashku me të bardhen japin një pamje pozitive. Ideja e një mjedisi efektiv, mbresëlënëse që stimulon dhe frymëzon punën ishte premisë mbi të cilin është bazuar tërë koncepti i projektimit. Rrjedhimisht, ndërtimi modular nuk shihet më me historinë e saj të përdorimit dhe të plagëve, por më tepër si një strukturë e ambientit të punës, artit dhe elegancës”, thuhet në përshkrimin e detajuar mbi këtë projekt.

{gallery}