Kuriozitet

Dy nxënës në Kinë dënohen nga trajneri duke pastruar fytyrën në guaskë të tualetit

Descriptive Text

Një trajner në Kinë thuhet se i dënoi nxënësit duke i pastruar fytyrat e tyre me ujë tualeti. Kjo për arsyen se këta të fundit nuk kishin pastruar tualetin siç u ishte kërkuar.

Pamjet e publikuara nga DailyMail janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale derisa ndaj trajnerit thuhet se janë marrë masa.

Ngjarja ka ndodhur në provicën Liaoning në juglindje të Kinës. Besohet se pamjet janë xhiruar nga një nxënës që ishte dëshmitar derisa nxënësit po dënoheshin nga trajneri.