Kuriozitet

Pas tre vjetësh, familja ujgure ribashkohet përmes negociatave diplomatike

Descriptive Text

Sadam Abudusalamu, një burrë i popullsisë ujgure, është ribashkuar me gruan dhe djalin e tij trevjeçar, pas tri vitesh.

Abudusalamu jetonte në Australi derisa gruaja dhe djali i kishin mbetur në Xinjiang të Kinës. Ribashkimi i familjes është lejuar pas negociatave diplomatike mes vendeve.

Nadila Wumaier, gjithashtu anëtare e pakicës ujgure në Kinë, ka deklaruar se ajo kishte qenë në arrest shtëpiak.

Abdusalamu, që jetonte në Australi për një dekadë, kishte shkuar në Kinë më 2016, për t’u martuar me të dashurën e tij. Ai më pas u kthye për punë në Australi në vitin 2017 ndërsa Wumaier priste në Kinë për vizën e bashkëshortit të saj.

Një vit më vonë, burrit iu refuzuar viza për ta vizituar Kinën ndërsa kur gruaja lindi djalin e tyre, u arrestua nga autoritetet kineze për dy javë. Ajo u lirua më pas mirëpo pasaporta iu konfiskua duke mos e lejuar të largohej.

Në dy vitet e fundit, Australia ka lëshuar kërkesa zyrtare në Kinë për ta lejuar familjen Abudusalamu të largohej. Megjithëse Wumaier nuk është shtetase australiane, djali i tyre u njoh zyrtarisht më pas.

Në dy vitet e fundit, Australia ka lëshuar kërkesa zyrtare në Kinë për t'i lejuar ata të largohen. Megjithëse zonja Wumaier nuk është një qytetare Australiane, djali i saj u njoh zyrtarisht si një pas një apeli nga Z. Abdusalamu.

Abdusalamu publikoi në Twitter një fotografi pas ribashkimit me familjen duke falënderuar shtetin e tij për ndihmën në këtë proces.

{gallery}

Ujgurët janë popullsi etnike që jeton në Kinë, kryesisht në krahinën Xinjiang. Pjesa dërrmuese e tyre janë popullsi me besim islam.