Kuriozitet

Qëndroi jashtë karantinës për tetë sekonda, gjobitet një person në Tajvan

Një person që po qëndronte i karantinuar në një hotel në Vietnam, është gjobitur vetëm tetë sekonda pasi ka thyer rregulloren e karantinimit.

Dalja nga dhoma e hotelit për në korridor i kushtoi 3,500 dollarë gjobë.

Ai u evidentua nga pamjet e kamerave të sigurisë në hotel, shkruan CNN.

Rregullorja e Tajvanit lidhur me personat e karantinuar thotë që asnjë person nuk lejohet të largohet nga dhoma e tij.